Prince Double H

King of albanian Rap

THE BRAIN - NEWS

TRUNI I XHAXHIT NUK KA FUND

Ktu shkruan The Brain per te gjitha te rejat per Prince Double H dhe per temat rreth muzikes dhe ndodhive ne shoqrin shqiptare dhe botrore.

Ktu keni mundsi me propozu nje Raper apo Kengtar (te qdo zhanri) te cilin do ta vlersoj THE BRAIN sipas aspekteve te tekstshkrimit, raptehnikes, flowit, idejave, kreativitetit dhe tjerave kategori.


Propozimet mund ti beni permes email (Klikoni ne Buttonin PROPOZIME).


A je prej atyre qe agjerojn?

Hamburg, 09.06.2016


Esselamu alejkum motra dhe vllezer te dashur,

Dje ke dita e tret e Ramazanit. Shpresoj qe ALLAHU wa ta´ala na e ka pranu agjerminin, na i fal mekatet dhe shprsoj qe ne diten e gjykimit na pregadit shperblim per ne ne xhenetin firdeus ne rreshtat e pare me pejgamberin Muhamedin (sallallahu alejhi ue selam).

Sa me bohet zemra mal kur ndegjoj per dikon prej shoqnis, dikon prej te afermve dhe per dikon qe nuk e njoh fare, po ndegjo qe pe agjeron ramazanin. E ndjej nje knaqsi te papershkrume ne zemer dhe thell ne shpirt edhe pse ata nuk agjerojn per mu, po per hir te ALLAHUT dhe tek e fundit per vetveten, per shperblimin qe do e marrin nga ALLAHU wa ta´ala.

Aq me shum me bohet zemra mal, kur ndegjoj edhe per shoqni ose dikon tjeter qe po agjeron, kur as vet nuk kisha besu najher, qe ai njeri do te agjeroj ramazanin, sepse ne te kaluaren ka qen aq larg Islamit dhe Agjerimit sa hana me diellin, sa toka me qiellin. Kjo eshte miresi e Allahut, Miresi e atij qe rutullon zemrat dhe na forcon ne fen e tij kon don.

Po aq shum qe me gezojn kto raste qe pershkrume na nalt, aq me shum me merzisin rastet kur ndegjoj per dikon, qe nuk agjeron, pamarrparasysh a e kom te afer at e largt apo vetem qe e di qe egziston, pamarrparasysh a osht ni njeri i moshuar i cili me kohen duhet ta kete kuptuar, qe nuk ka rrug tjeter te drejt perpos rruges se ALLAHUT, pamarrparasysh a osht dikush, qe kom mendu qe ai njeri eshte nje prej atyre, qe do te gjejn rrugen per ne islam.

Po ma se shumti me merzisin rastet, kur dikush qe dikur e ka agjeru ramazanin dhe ka fal namaz dhe ka qen ne rrug te drejt e tash i eshte largu ksaj rruge dhe shkon qorraz neper jeten e vet. Me merzisin edhe rastet kur shoh vajza te reja dhe djem te ri, qe ju ka dhan ALLAHU fuqi dhe shendet dhe e perbuzin islamin, qe e lajn shansen e ramazanit te pashfrytzuar, se thojn "hajt se kom vakt une me agjeru" ose "agjerimi osht per pleq jo per te ri", vetem se kan arsye dhe cilsi te dobta, qe i shtyjn qe ta shtyjn prej ramazanit ne ramazan pa e shfrytzu kete chance, kete miresi qe na e ka dhan ALLAHU.

Ti ndoshta mendon qe ke kohe, po nuk je ne dijeni se sa kohe ke vertet ne kete dynja. Shum e shum shok e njerz qe i kam dasht i kom pa tu shku, tu ndrru jete dhe ata kishin ksi mendimi se "ka vakt me agjeru, ka vakt me fal namaz", po sot nuk jan ne mesin ton dhe gjithmon i kam pike ne zemer, se nuk e di a kan ra niher ne jete ne sexhde.

Ti qe i lexon kto fjal, ti ende je gjall dhe ende ke shansin me shfrytzu kete shans dhe me agjeru ramazanin. "Jo vallah si kom agjeru prej fillimit, nashta tjetrin vit e agjeroj"??? jo vlla dhe moter edhe nese nuk ke agjeru kto ditet e para, merre qellimin e ndrro mendimin dhe fillo prej nga sot e agjero dhe pendohu per ditet qe i le met shku bosh. Sa trimin kem pas ne shqiptari, qe nuk ka lan agjerminin edhe ne diten me te veshtira te jetes, ne lufte me shka sikur trimi legjendari ADEM JASHARI, te cilit sipas Hoxhes se nderuar Ekrem Avdiu njerzit i than “Mos agjëro se jemi në luftë”; e Ademi u përgjigj: “Jo ska faj Zoti që shkijet më kan hypur në qafë, unë dua të jem i mirë me Zotin”.


Kjo deshmon se qfar morali te lart ka pas legjendari Adem Jashari, qe ne kto raste me te veshtira ne lufte nuk e harroj obligimin e tij ndaj ALLAHUT, borxhin e tij ndaj ALLAHUT.

E ne ditet e sodit ndegjoj arsye aq te dobta pse dikush nuk agjeron, qe kur e krahasoj me rastin e legjendarit ADEM JASHARIT me vjen vetem nje pytje: a jon kan ktyneher njerzt ma burra e burrnesha a jem bo na mat lig me kohen. Arsyet e sodit jan:

1. Kisha agjeru pa po duhan smuj

2. Kisha agjeru, me hanger se kom problem, po pa pis smuj me nejt

3. Kisha agjeru, po punoj ni firm e shefit spo i vjen mir

4. Kisha agjeru, po punoj e puna osht farz (e nedemek spaske nevoj me agjeru)

5. Kisha agjeru, po dita shum e gjat, agjeroj kur i bjen ramazani dimrit

6. ja kom nis sot me agjeru, po u eqtova e smujta me duru

7. e kom pas njet me agjeru, po as shoqnia spo agjerojn e spo du me jau prish renin

8. kisha agjeru, po pom thon shoqnia je bo taliban; isis etj.

9. kisha agjeru, po ja nis kampionati evropian e po kom qef me dal me shoqni me pi

10. kisha agjeru, po une jom msu me hanger 3 a 4 her buke ne ditje e nuk muj.


qisi lloj arsyesh i gjen sot ne shoqrin ton. me vjen keq qe nuk mendojm ma shpesh ne moralin e trimave ton sikurse Azem Bejte Galices me KAQAKT e tij, qe edhe gjat luftes kunder shkaut kan agjeru dhe kurr se kan humb besimin ne ALLAH.

Shpresoj, qe mendohesh edhe njeher moter dhe shpresoj qe mendon edhe njeher ti vlla, se agjerimi nuk eshte vetem perpjekja me arrit pelqimin dhe shperblimin e ALLAHUT, agjerimi tregon shum edhe per karakterin tend, se sa i fort je me qendru me kembnuglje per principet e tua.

Agjerimi pasqyron forcen tende shpirtrore.

Trego qe ke shpirt.

Trego qe ke forc.

Trego qe mburresh qe je musliman shqipetar.

Krenohu me kete miresi qe ta dha ALLAHU.

dhe kthehu rruges se ALLAHUT qe nga ky moment, qe nga SOT, jo neser e vitin e ardhshem, po nga ky moment, se te gjitha do te kalojn, po agjerimi yt do te mbet dhe do te merresh me veti si qeiz ne diten e gjykimit kur do te del para ALLAHUT.

Allahu ju shperbleft me xhenet firedus.

Esselamu Alejkum


Prince Double H

Spalten: 1

Hamburg, 09.06.2016



FOTOGRAFIT E IFTARIT

Hamburg, 08.06.2016

Esselamu alejkum motra dhe vllezer te dashur,

sot ke dita e dyt e Ramazanit. Shpresoj qe ALLAHU wa ta´ala na e ka pranu agjerminin e na i fal mekatet, dhe ne diten e gjykimit na pregadit shperblim per ne ne xhenetin firdeus.


Shpresoj qe keni agjerim te lehte. Mu personalisht pom vjen leht me agjeru, qysh thom na shqiptart "spo e nij hiq".

E kam nje propozim per te gjith ne motra dhe vllezer. Me ka ra ne sy, qe shum njerz postojn foto rreth iftarit me te gjitha tmirat qe jau ka fal ALLAHU dhe ne foto shihen darka te mdhaja dhe perplot gjella tulifar lloji, peme, perime etj.

Ju kisha lut, qe te distancoheni nga kto postime per hir te atyre qe nuk i kan mundsit finanziare dhe mundsit te bojn iftar aq te pasur. Edhe pse gati 20 vite mas luftes kalun, ne ende kemi njerz, motra dhe vllezer, qe bojn iftar me ni kafshat buke e ni gote uje. Edhe spe ne nuk i shohim ata, ata na shohin ne.

Ata qe ju ka fal ALLAHU pasuri, ata i kisha lut mendoni edhe ne kojshin e juv, qe e dini qe nuk ka, shkoni qeljani deren edhe pasurojani iftarin neqoftse edhe vetm me nje lloj fruti/peme apo perime. Kanhier mjafton edhe vetem nje fjal e mir apo nje buzqeshje me ja qel zemren e njeriut.

Mendoni edhe ne vllezerit e motrat e juaja, ne vllezerit e motrat tona qe nuk i kan mundsit dhe mos i harroni as ne iftar as ne syfyr, se ALLAHU sdo tju harron as 1 te mire sa pesha e pluhurit qe e keni bo per hir te ALLAHUT.

Allahu ju shperbleft me xhenet firedus.

Esselamu Alejkum


Prince Double H

Hamburg, 08.06.2016



Perhajr Ramazani

Hamburg, 07.06.2016

 

Esselamu alejkum motra dhe vllezer,


qe sa kohe e kem prit kete muaj te shejt, kete muaj te cilin Allahu na e fali si miresi ndaj besimtarve tij te devotshem, si miresi ndaj nesh. 


Per shumicen Ramazani eshte frenim nga mekatet e perditshmeris, frenim i gjuhes dhe frenim i qdo lloj cilsije negative qe i perket njeriut. Per ne qe e falim namazin (5 vaktet) dhe bojm perpjeke ne rrugt e Allahut me fitu pelqimin tek Allahu, Ramazani eshte nje Bonus shperblimesh.
Ah sikur tkisha mujt me jau jep at knaqsi ne zemrat e vllaznive dhe motrave qe ende nuk falen, edhe pse ndoshta agjerojn, sikur t´kisha mujt me jau bo me dije, qfar knaqsie ndjen njeriu kur 5 vakte ne dite ka mundsin te bie ne sexhde dhe te jet drejtperdrejt ne termin me Allahun, te jet musafir i Allahut, ta ndjej at shijen qe e ndjej une ne sexhde, at shijen dhe qetsin ne zemer, qe asgjet tjeter ne kete dynja smund ta jep ne kete menyr.


Sa njeri prej neve e merr vllaun a shokun hajde shkojm neper disko, neper muzika, neper sport e shishabar. Po sa pak prej nesh e merr vllaun per krahi e i thot hajde me mu ne Xhami ta falim namazin. E di qe nuk eshte leht dhe nuk mundesh me shpetu secilin prej shoqeris tane prej rrugve te kqija apo devijimit. Po ni sen mundesh me bo: me provu me hjek prej rruges te gabuar e me tentu me qit ne rrugen e Allahut. 


Qdo tentim eshte nje shans qe ndoshta ai vlla apo shok do ta shfrytzon dhe Allahu do te jep te mira dhe shperblim vetem qe ke mendu per ti ndihmu vllaut/motres/shokut tend me qit ne rrug te Allahut.


Pamarrparasysh sa i keq tu doket shoku, apo sa i fell ne gjynahe tu doket ka sharru, sa e ki shokun/vllaun/motren gjall provo me marr per dore me ja tregu rrugen e drejt, edhe pse rrugen duhet me shku ai vet, ti mundohu me percjell deri sa te del ne rrug te drejt. Kta ja kem borxh shokut, shoqes e sidomos vllaznive dhe motrave tona. Se neser ne Xhenet (insheAllah e arrijm) do te me kishin mungu disa njerz, qe nuk jan ne rrug te Allahut nga pritesa a qfar do lloj arsye, ashtu qysh te mungojn disa njerz qe vdesin dhe nuk e di a do ti sheh ma najher. 


Boni dua per te gjith, jo vetem per vete. Boni dua edhe per shokt me te sharrum qe i keni, ndoshta Allahu jau pranon duan dhe neser e gjeni shokun pran juve tu ra ne sexhde.


Allahu ju rujt dhe ju shperbleft me te gjitha tmirat ne jete e sidomos ne ahiret.

Esselamu alejkum
Prince Double H

Hamburg, 07.06.2016